Zjarr në një shtëpi në Koçan – disa persona dhe zjarrfikës kërkojnë ndihmë mjekësore për shkak të thithjes së tymit

Më 22.07.2025, rreth orës 13:37, në SPB Shtip është paraqitur një denoncim për shpërthimin e një zjarri në një shtëpi në rrugën “Vëllezërit Stavrev” në Koçan, në pronësi të L.S. (62) nga Koçani.
Në vendngjarje kanë dalë nëpunësit policorë nga NJPB Koçan dhe ekipet e Njësisë Territoriale për Mbrojtje nga Zjarri – Koçan. Zjarri është shuar me sukses, por gjatë ndërhyrjes, disa persona kanë pësuar thithje tymi.
Për ndihmë mjekësore janë transportuar në institucionet shëndetësore: I.S., bashkëshorti i pronares, A.S., K.S., V.S., O.S. dhe A.D., të cilët ndihmuan gjatë shuarjes së zjarrit, si dhe tre pjesëtarë të njësisë zjarrfikëse.
Po ndërmerren veprime për përcaktimin e shkaqeve të zjarrit dhe dokumentimin e plotë të rastit.TS