Më 30 korrik 2025, rreth orës 22:00, në Sektorin për Punë të Brendshme në Tetovë është raportuar një zjarr në fshatin Pallaticë.
Denoncimi është bërë nga I.J. nga i njëjti fshat, i cili ka njoftuar se ka shpërthyer zjarr në shtëpinë në pronësi të Xh.N. (68). Zjarri është shuar nga një ekip i Njësisë Territoriale të Zjarrfikësve të Tetovës.
Për shkak të thithjes së tymit, tre persona – dy të mitur dhe një grua – janë transportuar në Qendrën Emergjente në Tetovë për trajtim mjekësor. Në vendngjarje është kryer inspektimi nga një ekip i SPB Tetovë, ndërsa po ndërmerren masa për zbardhjen e plotë të shkaqeve të zjarrit.TS