Për shkak të zjarrit të shpërthyer mbi rrugën magjistrale A4 Shkup – Bllacë, afër tunelit, i cili është përhapur mbi rrugën magjistrale, është vendosur regjim i posaçëm i qarkullimit. Qarkullimi për automjetet e pasagjerëve është devijuar, ndërsa për automjetet e rënda transportuese është ndërprerë plotësisht.
Ministria e Punëve të Brendshme ka vendosur regjim të posaçëm për qarkullimin e automjeteve nga pika kufitare Bllacë në drejtim të Shkupit.
Automjetet e pasagjerëve tani kalojnë përmes fshatit Bllacë e Epërme, nëpër rrugën e vjetër drejt fshatrave Banjan, Glluvo dhe pastaj Shkup.
Gjithashtu, është vendosur regjim i posaçëm i qarkullimit edhe në drejtimin nga Shkupi drejt pikës kufitare Bllacë. Qarkullimi në këtë drejtim është devijuar në rrugën rajonale R-2239 përmes fshatit Brazdë, Glluvo dhe Bllacë e Epërme