Qendra për menaxhim me kriza informoi se në territorin e vendin sot deri në orën 18:05 janë regjistruar gjithsej 12 zjarre në hapësirë të hapur. Prej tyre, katër janë aktive, katër janë vënë nën kontroll, ndërsa katër janë shuar plotësisht.

Zjarre aktive janë rapotuar në Prilep, në fshatin Radobill ku digjet vegjetacion i ulët dhe pyll, Vrapçishte, në fshatin Debreshtë dhe Zubovcë, ku digjet vegjetacion i ulët, Ohër, në fshatin Volinë dhe Likovë, në fshatin Orizare.

Katër zjarre janë vënë në kontroll, ndër të cilat në rezervatin Jasen në komunën e Brodit, kur digjej pyll i përzier, në fshatin Koroshishtë, komuna Strugë, ku është përfshirë vegjetacion i ulët dhe arë e djegur, në malin Kozhuf, komuna Gjevgjeli dhe në fshatin Kondovë, komuna Saraj ku është përfshirë vegjetacion i ulët.