SPB Shkup ka ngritur kallëzim penal kundër një të mituri 16-vjeçar nga Shkupi, për veprat penale “prodhim i paautorizuar dhe lëshim në qarkullim i drogave narkotike, substancave psikotrope dhe prekursorëve” dhe “përpunimi, mbajtja dhe tregtia e paautorizuar e armës apo materieve shpërthyese”.
Sipas policisë, më 7 maj 2025, gjatë një kontrolli në shtëpinë e të dyshuarit, janë gjetur dhe sekuestruar marihuanë, kokainë, një armë zjarri dhe fishekë.TS