Më 12 gusht 2025, rreth orës 23:00, në Departamentin Policor të Tearcës, 19-vjeçari V.M. nga fshati Staro Sellë i Tetovës raportoi se rreth orës 22:00, në oborrin e shkollës së fshatit, ishte sulmuar fizikisht nga bashkëfshatari S.A. Sipas denoncimit, i dyshuari kishte përdorur edhe një send të fortë, me të cilin kishte dëmtuar automjetin e tij. Një ekip nga SPB Tetovë kreu inspektimin në vendngjarje dhe po ndërmerren masa për zbardhjen dhe dokumentimin e plotë të rastit.