Gjatë ndeshjejes së mbrëmshme të basketbollit në Kumanovë, janë dëgjuar sharje dhe thirrje të ulëta raciste kundër shqiptarëve si “dhoma gazi për shqiptarët”, “siptari” në prani të figurave të larta shtetërore si Kryeministri, Ministri i Brendshëm dhe Kryetari i Komunës së Kumanovës. Këto thirrje ofenduese kanë shkaktuar reagime të fuqishme në mesin e qytetarëve shqiptarë dhe të partive politike.
Në lidhje me këtë skandal ka reaguar edhe kandidati për kryetarë komune nga radhët e Aleancës Kombëtare, Bajram Rexhepi.
“Ndeshje basketbolli Maqedoni – Rumani, publiku në Kumanovë bërtet në kor: Vdekje për shqiptarët. I gjithë kreu shtetëror i pranishëm në sallë dhe për çudi, asnjë reagim nga ana e tyre !!!
ÇFARAË MESAZHI PO NA JEP KJO QEVERI ?” thuhet në reagimin e Bajram Rexhepit kandidat për kryetar të komunës së Tetovës nga radhët e Aleancës kombëtare. /TS/