Gjatë ndeshjejes së mbrëmshme të basketbollit në Kumanovë, janë dëgjuar sharje dhe thirrje të ulëta raciste kundër shqiptarëve si “dhoma gazi për shqiptarët”, “siptari” në prani të figurave të larta shtetërore si Kryeministri, Ministri i Brendshëm dhe Kryetari i Komunës së Kumanovës. Këto thirrje ofenduese kanë shkaktuar reagime të fuqishme në mesin e qytetarëve shqiptarë dhe të partive politike.

Në lidhje me këtë,ka reaguar edhe kandidati për kryetar të Zhelinës, Emir Sulejmani.

“Kumanova nuk u mbush me sport, por me erë urrejtjeje!
Thirrjet “dhoma gazi për shqiptarët” janë fashizëm i pastër!
Kërkojmë ndëshkim të menjëhershëm!
Heshtja është bashkëfajësi” thuhet në reagimin e Emir Sulejmanit.

#JoUrrejtjes
#JoFashizmit
#DrejtësiTani