Zyra e Jashtme e Çështjeve Kriminalistike në Gostivar ka ngritur kallëzim penal kundër 40-vjeçarës M.S. nga rajoni i Gostivarit, nën dyshimin për kryerjen e veprës penale “Dhunë ndaj fëmijës”. Më 4 korrik 2025, e dyshuara sulmoi fizikisht fëmijën e saj katërvjeçar, duke i shkaktuar lëndime trupore.TS