Më 13 gusht 2025, rreth orës 23:20, në Departamentin e Punëve të Brendshme Gostivar është paraqitur L.M. (58) nga Gostivari, i cili ka raportuar se më herët, rreth orës 19:50, në rrugën “JNA” në Gostivar, është sulmuar fizikisht nga T.A., po ashtu nga Gostivari.

Policia ka nisur hetimet dhe po ndërmerr masa për zbardhjen dhe dokumentimin e plotë të rastit.TS