Më 3 gusht 2025, rreth orës 13:45, në SPB Tetovë është paraqitur një 61-vjeçar nga Tetova, i cili ka denoncuar se rreth orës 13:00, në shtëpinë e dajës së tij, është sulmuar fizikisht nga kushëriri i tij D.S., pas një zënke të shkurtër.
Sipas denoncuesit, ngjarja është filmuar nga djali i të dyshuarit me telefon celular. Policia ka nisur hetimet dhe po ndërmerr masa për zbardhjen dhe dokumentimin e plotë të rastit.TS