Më 07.08.2025, rreth orës 02:15, në Departamentin e Policisë Çegran, SH.M. (72) nga fshati Forinë i Gostivarit ka raportuar se një ditë më parë, më 06.08.2025, rreth orës 22:30, në fshat është sulmuar nga disa të mitur.

Sipas denoncimit, të miturit e kishin goditur me mjete të forta në kokë, duke i shkaktuar lëndime.

Policia po ndërmerr masa për zbardhjen e plotë të rastit.TS