Zyra e Jashtme e Çështjeve Kriminalistike në Gostivar ka ngritur kallëzim penal kundër 72-vjeçarit T.M. nga fshati Gallatë, nën dyshimin për kryerjen e veprës penale “Lëndim i rëndë trupor”. Më 24 qershor 2025, rreth orës 05:00, në një arë në fshatin Gallatë, pas një grindjeje të mëparshme, i dyshuari sulmoi fizikisht 68-vjeçarin Z.R. nga fshati Vrapçishtë, duke i shkaktuar lëndime të rënda trupore.TS