8 vite stadiumi i Zhelinës i braktisur/ Emir Sulejmani premton se do ta rikthej për futbollistët (VIDEO)

Stadiumi i Zhelinës, i cili duhej të menaxhohej nga Komuna, sot paraqet një pamje të frikshme – jo për të zhvilluar ndeshje futbolli, por as për t’u shfrytëzuar nga grupmoshat e klubit të sapo riorganizuar të Zhelinës që këtë sezon garon në Ligën e Katërt informon Tetovasot.
Në një vizitë që zhvilloi në këtë objekt sportiv, kandidati për kryetar të Komunës së Zhelinës nga Aleanca Kombëtare për Integrim (AKI), Emir Sulejmani, u njoh nga afër me gjendjen e rëndë të stadiumit: ulëse të shkatërruara, rrethojë të dëmtuar, hyrje e dalje pa dyer dhe kushte që nuk plotësojnë as standardet minimale.
Sulejmani premtoi se me ardhjen e tij në krye të komunës, ky stadium do të rikonstruktohet dhe do të vihet në funksion, duke u bërë i përdorshëm si për klubin e futbollit, ashtu edhe për sportistët e rinj të fshatit.
“Ky objekt sportiv do të marrë pamjen që meriton dhe do të jetë funksional. Sporti është pasuri e rinisë dhe duhet mbështetur me kushte të denja”, tha Sulejmani.Tetovasot