Motrat Mustafa, këngëtaret e njohura nga Mushtishti, prej vitesh mbeten emra të respektuar në muzikën popullore shqiptare.
Me një karrierë të gjatë e të qëndrueshme, ato shquhen për repertorin e tyre të pasur dhe interpretimin karakteristik, por edhe për një fakt tjetër që bie në sy: rrallë, ose aspak, shihen në shoqërinë e kolegëve të tjerë të estradës.
Burime pranë tyre thonë se kjo nuk lidhet me ndonjë konflikt, por me zgjedhjen e vetë motrave për t’u fokusuar tek muzika dhe jeta private, pa u përfshirë në rrethin e festave, darkave e jetës mondane të artistëve, shkruan “Kosovarja”.
Fundja, janë aq shumë motra, sa nuk u bie ndër mend për shoqe të tjera.