Shkurte Fejza, një nga figurat më të njohura të muzikës popullore shqiptare, po i qëndron besnike pamjes së saj natyrale, duke refuzuar trendin e ndërhyrjeve estetike që ka pushtuar skenën.
Këngëtarja, e cila ka pesë dekada karrierë, paraqitet para publikut me tiparet origjinale, pa filtra dhe pa ndryshime artificiale, shkruan “Kosovarja”.
Në një kohë kur presioni për të ruajtur një pamje rinore është i madh, Fejza zgjedh të mos fshihet pas kirurgjisë apo modifikimeve kozmetike.
Ajo vazhdon të jetë një prej emrave më të respektuar të skenës, duke treguar se autenticiteti dhe personaliteti vlejnë më shumë se çdo transformim i jashtëm.