Këngëtarja Adelina Ismaili, e njohur prej dekadash si një nga figurat më guximtare dhe më inovative të muzikës shqiptare, ka rrëfyer së fundmi detaje nga jeta dhe karriera e saj.

E njohur për thyerjen e tabuve dhe krijimin e një historie unike në skenën muzikore, Adelina foli hapur për sfidat, zhgënjimet dhe momentet që e kanë formësuar si artiste.

Ajo pranoi se ndjenja e vlerësimit dhe respektit ndryshon nga vendi në vend.

“Në Shqipëri e ndjej veten më të vlerësuar. Në Kosovë kam pasur rastin që disa mediume m’kanë fut në lloq… Shqipëria më ka nxjerrë nga ajo baltë. Shqipëria ma ka shpëtuar karrierën”, u shpreh këngëtarja në emisionin “21 Gradë”.