Nënkryetari i BDI-së, Arbër Ademi sot ka akuzuar qeverinë e RMV-së se po ul numrin e këshilltarëve në komuna.

“Qeveria po cenon përfaqësimin e drejtë nëpër komuna duke e ul numrin e këshilltarëve, në kundërshtim me Kushtetutën dhe në kundërshtim me ligjin. BDI shpreh shqetësim të thellë për vendosmërinë e qeverisë në zbatimin e vendimit të marrë në qershor për uljen e këshilltarëve”, tha Ademi.

Ademi thotë se ky vendim bie ndesh edhe me Ligjin për Vetëqeverisjen Lokale ku thotë se numri i këshilltarëve përcaktohet nga numri i banorëve pa bërë dallim në rezidentë dhe jorezidentë.

Ademi tha se edhe Gjykata Kushtetuese mori vendim që qytetarët banorët nuk mund të ndahen në rezidentë dhe jorezidentë.