Sonte, në ambientet e hotel “Aleksandar Palace” në Shkup, nga Fronti Evropian është mbajtur Akademi Solemne për shënimin e 24 vjetorit të Marrëveshjes Paqësore të Ohrit.

Në fjalimin e tij para të pranishmëve, kryetari i Bashkimit Demokratik për Integrim, Ali Ahmeti, foli për situatën aktuale politike në vend, duke bërë thirrje për veting, ” nëse jeni burra, e politikanë të ndershëm, ejani të bëjmë veting dhe mos ledhatoni puthadorët”.

“Pa shqiptarët, nuk mund të ketë shtet stabil, të qëndrueshëm dhe me një perspektivë që mund të ndërtojë të ardhmen. Sigurisht, që edhe komunitetet tjera kanë vendin e tyre, përgjegjësinë morale dhe kombëtare e kanë dy komunitetet më të mëdha. Me vazalë, sipas teorisë dhe elaboratir të Çebrolloviqit, nuk mbahet dhe nuk qeveriset shteti. Me argatë, e hyzmetqarë, vetëm që e lëndon dhe nuk i bën mirë shtetit. Ne jemi për paqe, jemi për dialog”, ka shtuar Ahmeti.