Mëngjesin e 8 gushtit 2025, rreth orës 07:50, në autostradën Kumanovë–Shkup, pranë fshatit Rramanli, ndodhi një aksident trafiku ku një automjet “Mercedes” me targa të Kumanovës, i drejtuar nga 32-vjeçari M.N. nga Kumanova, doli nga rruga. Si pasojë e aksidentit, shoferi pësoi lëndime të rënda trupore dhe u dërgua në Spitalin e Përgjithshëm të Kumanovës, ku mjekët konfirmuan gjendjen e tij. Ngjarja u hetua në vendngjarje nga ekipi hetimor i SPB Kumanovë.TS