Më 31.07.2025, në orën 12:00, në SPB Shkup u denoncua se në bulevardin “Brigada e Tretë Maqedonase” në Shkup, D.M. (55) nga Shkupi, duke drejtuar një moped të markës “Hamaçi” me targa të Shkupit, ka humbur kontrollin dhe ka rënë në rrugë.
Si pasojë e aksidentit, D.M. pësoi lëndime të rënda trupore, të cilat u konfirmuan në Qendrën e Urgjencës pranë Kompleksit të Klinikave “Nëna Terezë” në Shkup.
Në vendin e ngjarjes është kryer këqyrje nga ekipi i SPB Shkup, ndërsa po vazhdojnë hetimet për zbardhjen e plotë të rastit.