Më 09.08.2025 në ora 18:50 në SPB Tetovë është raportuar se në rrugën regjionale Tetovë-Gostivar, në fshatin Sinicanë, komuna e Bogovinës, ka ndodhur një aksident trafiku midis një automjeti “Volkswagen Golf” me targa të Tetovës, i drejtuar nga S.S. (20) nga fshati Bogovinë dhe një motoçikletë e drejtuar nga A.B. (28) nga fshati Sinicanë i Tetovës. Në aksident, shoferi i motoçikletës A.B. ka pësuar lëndime të rënda trupore, të konstatuara në Kompleksin Klinik “Nënë Tereza” Shkup. Inspektimi është kryer nga një prokuror publik dhe një ekip i SPB Tetovë.