Më 10 gusht 2025, rreth orës 21:30, në rrugën “Ljubica Bogeska” në Kërçovë ka ndodhur një aksident trafiku ndërmjet një automjeti pasagjerësh “Volkswagen Touran” me targa të Kërçovës, i drejtuar nga A.Z. (49) nga Kërçova, dhe një trotineti elektrik, të cilin e drejtonte një i mitur 13-vjeçar nga Kërçova. Si pasojë e përplasjes, i mituri ka pësuar lëndime të rënda trupore, të cilat u konfirmuan në Qendrën Mjekësore të Kërçovës. Me urdhër të prokurorit publik, ekipi hetimor i Njësisë Policore të Bashkësisë Kërçovë ka kryer inspektimin dhe dokumentimin e vendngjarjes. Hetimet për zbardhjen e plotë të rrethanave të aksidentit janë në vazhdim.TS