Më 20.08.2025, rreth orës 21:50, në kryqëzimin e rrugës “11 Tetori” me rrugën “Filipi i Dytë” në Shkup ka ndodhur një aksident trafiku ndërmjet një automjeti pasagjerësh “Suzuki” me targa të Shkupit, i drejtuar nga S.P. (64) dhe një automjeti “Volkswagen Golf” me targa të Shkupit, i drejtuar nga S.T. (53).

Nga përplasja lëndime të rënda trupore ka pësuar pasagjeri i “Suzuki”-t, S.P. (73) nga Prilepi, ndërsa me lëndime trupore kanë përfunduar edhe të dy vozitësit. Të plagosurit janë dërguar për trajtim në Kompleksin e Klinikave “Nëna Terezë” dhe në Spitalin e Përgjithshëm të Qytetit “Sh. Naum Ohridski” në Shkup.

Ekspertizën e vendit të ngjarjes e kreu ekipi hetimor i SPB Shkup.TS