Më 04 gusht 2025, rreth orës 14:15, në SPB Tetovë është denoncuar një aksident trafiku i ndodhur në bulevardin “Marshall Tito” në Tetovë. Sipas njoftimit zyrtar, S.R. (20) nga fshati Palçishtë e Epërme, komuna e Bogovinës, duke drejtuar një motoçikletë me targa të Tetovës, ka goditur këmbësorin M.S. (69) nga fshati Falishë, rrethi i Tetovës.

Si pasojë e përplasjes, këmbësori ka pësuar lëndime të rënda trupore, të cilat janë konstatuar në Spitalin Klinik të Tetovës. Në vendngjarje ka ndërhyrë ekipi hetimor i SPB Tetovë, i cili ka kryer këqyrjen dhe po punon për zbardhjen e plotë të rastit.TS