Më 18 gusht 2025, rreth orës 12:50, në rrugën magjistrale Resnjë–Manastir, në vendin e quajtur “Sleçishte”, ka ndodhur një aksident tragjik trafiku mes dy automjeteve. Një “Opel Astra” me targa të Ohrit, i drejtuar nga P.N. (20) nga Ohri, dhe një “Mercedes” me targa kombëtare gjermane, i drejtuar nga P.K. (52) nga Gjermania, u përplasën me pasojë viktima dhe lëndime të rënda.

Nga aksidenti, në vendngjarje ndërroi jetë vozitësi gjerman P.K., ndërsa P.N. nga Ohri dhe bashkudhëtari i tij D.S. (19) nga Leskoeci u transportuan në Spitalin Klinik të Manastirit. Mjeku konstatoi vdekjen e P.N., ndërsa D.S. pësoi lëndime të rënda trupore.

Prokurori publik dhe ekipi hetimor i NJPB Resnjë kanë kryer ekspertizën e nevojshme për zbardhjen e plotë të shkaqeve të aksidentit.TS