Më 20.08.2025, rreth orës 23:30, në rrugën rajonale Strugë–Dibër, në fshatin Veleshtë të Strugës, një automjet pasagjerësh “Mercedes” me targa të Strugës, i drejtuar nga E.N. (19) nga Veleshta, doli nga rruga.

Për pasojë, vozitësi humbi jetën në vend nga lëndimet e marra, ndërsa mjeku i Ndihmës së Shpejtë konstatoi vdekjen.

Ekspertizën e vendit të ngjarjes e kreu ekipi hetimor i NJPB Strugë, ndërsa me urdhër të prokurorit publik, trupi i të ndjerit u dërgua për obduksion.TS