Përmes kësaj shkresë, ju informojmë për një rast të dyshuar të nepotizmit dhe keqpërdorim të detyrës zyrtare nga ana e drejtorit të IN – “Teatri i Gostivarit”.
Sipas informacioneve të dokumentuara në bashkëngjitje të shkresës, drejtori aktual i Teatrit të Gostivarit, Sulejman Rushitri ka angazhuar djalin e tij Loren Rushiti me kontratë në vepër për realizimin e projekteve në kuadër të programit vjetorë të institucionit e miratuar nga ana e Ministrisë së Kulturës. Ky veprim përbën konflikt të qartë interesi dhe nxit dyshime serioze për keqpërdorim të pozitës zyrtare për përfitime personale dhe familjare.
Angazhimi i familjarëve në institucione publike nga persona me funksione udhëheqëse është në kundërshtim me Ligjin për kulturë (“Gazeta Zyratre e Republikës së Maqedonisë” nr. 31/98, 49/03, 82/05, 24/07, 116/10, 47/11, 51/11, 136/12, 23/13, 187/13, 44/14, 61/15, 154/15, 39/16, 11/18 dhe 11/18), Ligjin për marrëdhënje të punës (“Gazeta Zyrtare e Republikës së Maqedonisë” nr. 62/2005, 3/2006, 44/2006, 66/2006, 16/2007, 57/2007, 77/2007,106/2008, 161/2008, 63/2009, 114/2009, 130/2009, 149/2009, 10/2010, 50/2010, 52/2010,58/2010, 124/2010, 132/2010, 47/2011, 11/2012, 39/2012, 13/2013, 25/2013, 170/2013,187/2013, 106/2014, 113/2014, 20/2015, 33/2015, 72/2015, 129/2015, 27/2016, 134/2016,120/2018, 110/2019, 267/2020, 151/2021, 288/2021 dhe 111/2023), Ligjin për të punësuarve ne sektorin publik (“Gazeta Zyrtare e Republikës së Maqedonisë nr. 27/2014, 199/2014, 27/2016, 35/2018, 198/2018 dhe(“Gazeta Zyrtare e Republikës së Maqedonisë së Veriut 143/2019, 14/2020), Marëveshjen kolektive në kulturë (“Gazeta Zyrtare e Republikës së Maqedonisë së Veriut” nr 10 më 16.1.2020) si dhe parimet e transparencës, llogaridhënies dhe barazisë në qasje në punësim dhe angazhimit të bashkëpunëtorve në kontratë në vepër për relizimin sa më të sukseshëm të projketve kulturore.
Në bazë të dekomenteve të bashkangjituara kërkojmë që kjo çështje të shqyrtohet me prioritet në pajtueshmëri me nenin 23 dhe 24 të Ligjit për parandalim të korupsionit dhe konflikit të interesave (“Gazeta zyrtare e Republikës së Maqedonisë 12/19”), dhe të ndërmerren masat e duhura.