Aktorja e dashur për publikun, Sara Bajrami, i ka dhënë fund beqarisë në një ceremoni martesore plot dashuri dhe emocion, ku u pa përkrah partnerit të saj, Miradit.

E njohur për rolin e saj si Liza në serialin shumë të ndjekur “Bashkallajk”, Sara shkëlqeu në fustanin e bardhë të nusërisë, duke rrëmbyer vëmendjen me elegancën dhe buzëqeshjen e saj.

Ceremonia është mbajtur në një atmosferë të ngrohtë, pranë familjes dhe miqve të ngushtë të çiftit, ndërsa pamjet dhe urimet për çiftin nuk kanë munguar në rrjetet sociale.


Mgid
WP2Social Auto Publish Powered By : XYZScripts.com