Kryetari i BDI-së, Ali Ahmeti ka kujtuar sot heroin e kombit, Ismet Jashari – Kumanova.
“27 vjet pa heroin e kombit, Ismet Jashari-Kumanova.
Sot kujtojmë jo vetëm një luftëtar të lirisë, por një shok veprimtarie, një mik të pathyeshëm dhe një njeri që nuk e njihte frikën. Ismeti ndër të parët iu përgjigj thirrjes për liri që vinte nga Kosova, duke u bërë shembull sakrifice dhe guximi.
Vepra e tij ishte flakadan që ndriçoi rrugën e Ushtrisë Çlirimtare të Kosovës dhe frymëzoi shqiptarët kudo për t’u bashkuar në kauzën kombëtare.
I përjetshëm qoftë kujtimi për Komandant Kumanovën dhe për të gjithë dëshmorët e kombit!”, shkruan Ahmeti.