Ministri i Shëndetësisë, Azir Aliu, realizoi sot një takim pune konstruktiv me drejtoreshën Marija Andonovska, me udhëheqës të departamenteve dhe të punësuar në Institutin e Shëndetit Publik, ku u prezantua puna e suksesshme e udhëheqësisë së ISHP-së, projektet aktuale dhe planet e ardhshme.
Instituti i Shëndetit Publik është një nga institucionet më të rëndësishme në shtet; do të fokusohemi në një platformë digjitale për sistematizimin e të dhënave , çdo informacion dhe dokument që do të dalë nga ky institucion do të shëndrrohet në një plan konkret veprimi. Falë menaxhimit të suksesshëm dhe punës së përgjegjshme, niveli i ISHP-së është ngritur ndjeshëm dhe janë iniciuar risi për rritjen dhe zhvillimin e institucionit, theksoi ministri Aliu gjatë takimit.

Drejtoresha Marija Andonovska prezantoi aktivitetet konkrete të realizuara gjatë periudhës së kaluar, siç është futja e turnit të dytë në laboratorin mikrobiologjik, me ç’rast ISHP është i vetmi laborator mikrobiologjik në të cilin qytetarët mund të marrin shërbime shëndetësore edhe pas orarit të punës.

– Nëse të paktën një rekomandim nga Instituti do të ishte zbatuar në të kaluarën, sot ISHP do të ishte në një nivel shumë më të lartë. Gjatë vitit të kaluar arritëm të vëmë në funksion pajisje që ishin blerë me çmime të larta, por nuk ishin përdorur për shumë vite. U vendosën dy linja telefonike për kontakt të drejtpërdrejtë me qytetarët “Info Bebe” dhe “Mos pi – Hiq dorë”, u përgatitën materiale promovuese dhe edukative nga ISHP të përshtatura me alfabetin Braj, u sigurua edukim i vazhdueshëm për të punësuarit, si dhe u renovuan hapësirat për kushte më të mira si për pacientët ashtu edhe për të punësuarit.
Përmes një plani ambicioz dhe zhvillimor, ISHP vazhdon me futjen e risive në punë dhe përmirësimin e kapaciteteve, me qëllim ofrimin e shërbimeve cilësore dhe më të qasshme për qytetarët, si dhe rritjen dhe zhvillimin e mëtejshëm të institucionit.