Gjatë ndeshjejes së mbrëmshme të basketbollit në Kumanovë, janë dëgjuar sharje dhe thirrje të ulëta raciste kundër shqiptarëve si “dhoma gazi për shqiptarët”, “siptari” në prani të figurave të larta shtetërore si Kryeministri, Ministri i Brendshëm dhe Kryetari i Komunës së Kumanovës. Këto thirrje ofenduese kanë shkaktuar reagime të fuqishme në mesin e qytetarëve shqiptarë dhe të partive politike.

Në lidhje me këtë ka reaguar, Altrim Mamuti duke bërë edhe një krahasim me mbështetjen që VMRO ju jep në raundin eparë të zgjedhjeve lokale shqiptarëve si Bilalli, Izeti dhe Zeqirjahi.

“Smrt za Shiptari” ama Bilall, Izet i drugite od Vredi ke gi podrzhime od prv krug!
E sto znaçi ova? Bilall, Izeti i tie drugite ne se “siptari” za vas, ili tie se dobri “siptari”? ka shkruar Mamuti./TS/