Mesfushori shqiptar, Ardon Jashari ka arritur sot (e mërkurë) për t’i kryer testet mjekesore para zyrtarizmit si lojtar i ri i Milanit.

Pas disa negociatave të mundimshme, marrëveshja mes Milanit dhe Club Brugg u mbyll për 34 milionë euro plus 3 milionë euro bonuse, megjithëse shifra pak më të larta po rrjedhin nga Belgjika, gjë që do ta çonte investimin e Rossonerëve në një total prej 39 milionë eurosh.

Pas arritjes së Jasharit të martën mbrëma në Milano, duke zbarkuar në Linate, mesfushori i ri i Rossonerëve tani mbërritur në klinikën La Madonnina.

Jashari gjatë ditës së sotme do t’i disa nënshtrohet testeve mjekësore para se të nënshkruaj kontratën dhe të konfirmohet si lojtar i ri i gjigantit evropian.

Lojtari i ri i kuqezinjve thuhet se do të nënshkruajë një kontratë pesëvjeçare me Milanin, të vlefshme deri në verën e vitit 2030, me vlerë 2.5 milionë euro në vit.