Më 2 gusht 2025, rreth orës 03:20, zyrtarët policorë nga Sektori për Punë të Brendshme Tetovë kanë arrestuar P.L. (37) dhe A.L. (31), banorë të Tetovës, pas një incidenti në një objekt hotelerik në rrugën “Ilinden”.
Të dy personat janë përfshirë në prishje të rendit dhe qetësisë publike, ku janë sjellë në mënyrë agresive, kanë refuzuar urdhërat e policisë dhe kanë fyer zyrtarët gjatë kryerjes së detyrave të tyre zyrtare.
Pas ndalimit në stacionin policor, ndaj tyre do të ngrihet padi përkatëse, ndërsa policia vazhdon dokumentimin e plotë të rastit. Autoritetet apelojnë për respekt ndaj institucioneve dhe ruajtjen e rendit publik.TS