Më 15.08.2025, në orën 16:50, punonjësit e policisë nga SPB Tetovë kanë arrestuar A.S. (27) nga fshati Miletinë. Ai ishte denoncuar nga S.A. (38) nga fshati Kopancë, i cili ka raportuar se në rrugën “Vëllezërit Milladinovi” në Tetovë, pas një mosmarrëveshjeje paraprake, ishte sulmuar fizikisht nga i riu.

A.S. është shoqëruar në stacionin policor dhe pas dokumentimit të rastit ndaj tij do të përgatitet parashtresë përkatëse.TS