Më 5 gusht 2025, në orën 17:15 në Tetovë, punonjës të policisë nga SPB Tetovë kanë arrestuar Sh.M. (29) nga fshati Sedllarevë, banues në Tetovë, pasi ndaj tij ishte bërë një denoncim se kishte sulmuar fizikisht motrën e tij në shtëpinë familjare. Pas dokumentimit të plotë të rastit, ndaj tij do të ngrihet parashtresë përkatëse.TS