Oficerët e policisë nga Shërbimi i Sigurisë Publike Shtip – OVR Vinicë, mbrëmjen e 11 gushtit 2025, rreth orës 21:15, në Koçan kanë privuar nga liria N.V. (32) nga Vinica, i dyshuar për veprën penale “Tentativë vrasjeje” të kryer më 7 gusht 2025 para një objekti ushqimor në Vinicë.

Sipas hetimeve paraprake, pas një konflikti verbal, N.V. dyshohet se ka goditur me thikë D.S. nga Vinica, duke i shkaktuar katër plagë, dhe më pas është larguar nga vendngjarja.

Për rastin është njoftuar Prokuroria Publike kompetente, ndërsa pas dokumentimit të plotë pritet të ngrihet kallëzim penal ndaj të dyshuarit.TS

Mgid
WP2Social Auto Publish Powered By : XYZScripts.com