Më 06.08.2025, në orën 22:00, zyrtarët policorë të Departamentit të Punëve të Brendshme në Gostivar arrestuan I.I. (53) nga Gostivari, pas një denoncimi se kishte prishur rendin dhe qetësinë publike me muzikë të lartë dhe sjellje agresive e të pahijshme para shtëpisë së V.SH. (74).

Personi është ndaluar në stacionin policor, ndërsa pas dokumentimit të rastit, ndaj tij do të paraqitet parashtresë përkatëse.TS