Më 1 gusht 2025, rreth orës 11:15, zyrtarët policorë nga Stacioni Policor i Gostivarit kanë arrestuar M.D. (59) nga Gostivari, pas një denoncimi për sulm fizik.

Rreth orës 10:50, në stacionin policor është paraqitur A.V. (25) nga fshati Zhelinë, i cili ka raportuar se M.D. e kishte sulmuar fizikisht pranë stacionit të autobusëve në Gostivar.

I dyshuari është ndaluar dhe pas dokumentimit të plotë të rastit, do të përgatitet një padi e përshtatshme ndaj tij. Policia po punon për zbardhjen e rrethanave të incidentit.TS