Më 10 gusht 2025, në orën 11:25, në vendkalimin kufitar Bllato, në hyrje të shtetit, nëpunësit policorë kanë privuar nga liria A.Sh. (35) nga Republika e Shqipërisë. Gjatë kontrollit kufitar, është konstatuar se ndaj tij figuron masa “Arresto” me kërkesë të Interpol Gjermanisë. Personi u dorëzua nga nëpunësit policorë të Stacionit Policor Dibër për procedura të mëtejshme. Hetimet vazhdojnë sipas procedurave ligjore.TS