Më 07.08.2025, rreth orës 16:05, pranë një stacioni autobusësh në rrugën “Iliria” në Tetovë, policia ka arrestuar Z.T. (57) nga zona e Tetovës, pas raportimeve se ai po kryente veprime të pahijshme para kalimtarëve. Personi u dërgua në stacionin policor, dhe pas dokumentimit të rastit, ndaj tij do të ngritet kallëzim përkatës.