Njësia për Luftimin e Krimit të Organizuar dhe të Rëndë pranë MPB-së, në bashkëpunim me Prokurorinë Publike për Krim të Organizuar dhe Korrupsion, ka arrestuar një person në komunën e Haraçinës, nën dyshimin për vepër penale të shantazhit. Personi është kapur në flagrancë gjatë dorëzimit të 165.000 eurove, të cilat janë rezultat i një shantazhi shumëvjeçar. Arrestimi dhe bastisjet në disa lokacione janë kryer me urdhër gjyqësor dhe në përputhje me udhëzimet e prokurorisë.