Aleanca për Shqiptarët – dega Tetovë, së bashku me doktor Arben Taravarin, i kanë dhënë sot mbështetje të fuqishme kandidatit të Aleancës Kombëtare për Integrim (AKI), Bajram Rexhepit.
Rexhepi ka ndarë në Facebook disa fotografi nga takimi, duke theksuar rëndësinë e bashkimit politik:
“Me doktor Arben Taravarin dhe strukturat partiake, #bashkë në rrugën e Besëlidhjes Aleanca Kombëtare për Integrim. Besëlidhja është koalicioni më i madh dhe më historik i shqiptarëve në vendin tonë, që lindi në një kohë kritike për kombin dhe për orientimin gjeostrategjik të shtetit.
Është shumë e fisme t’ia shtrëngosh dorën vëllaut. Sidomos në kohë të vështira si kjo, kur më e rëndësishmja është të jemi #bashkë në anën e duhur të historisë.”
Bajram Rexhepi garon si kandidat i AKI-së për komunën e Tetovës.