Një grup prej shtatë djemsh nga Austria, të gjithë të mitur, do të mbahen përgjegjës për përdhunimin, zhvatjen dhe ngacmimin afatgjatë të një mësueseje 29-vjeçare, shkruan vjenezja ” Kurier “, e cila publikoi disa nga detajet e tmerrshme të rastit që tronditën publikun.

Sipas Nina Busek të Zyrës së Prokurorit Publik, abuzimi i gruas filloi me marrëdhënien e saj të dyshuar me një ish-student në janar 2024. Në maj të atij viti, viktima filloi të abuzohej nga një mik dhe i njohur i djalit, atëherë 17-vjeçar. Kjo më pas çoi në dy përdhunime të dyshuara në apartamentin e gruas, tha Busek.

Sipas saj, asaj i është dashur t’u paguajë edhe djemve për drogë, për të cilat ata e kanë detyruar të tërheqë para nga llogaria e saj bankare.

Sipas prokurorisë, katër nga të pandehurit dyshohet se i vunë zjarrin apartamentit të gruas, të cilën e shantazhonin vazhdimisht duke bërë fshehurazi regjistrime kompromentuese.

Aktualisht nuk ka një datë të caktuar për fillimin e gjyqit kundër djemve.