Më 03.08.2025 në SPB Tetovë, L.N. (43) nga Tetova ka denoncuar se rreth orës 14:20 kishte vërejtur se automjeti i tij i udhëtarëve “Audi A7”, me targa gjermane, i parkuar në oborrin e një të afërmi në fshatin Bogovinë, ishte dëmtuar nga një plumb i padestinuar nga armë zjarri. Ekspertizë në vendngjarje është kryer nga një ekip i SPB Tetovë, ndërsa projektili është gjetur dhe është marrë për procedura të mëtejshme hetimore.TS