Bajram Rexhepi: Mora pjesë në ekspozitën e profesor Izet Zeqirit, ku arti dhe shkenca bashkohen për të ruajtur identitetin tonë

Ballina Lajmi i Dites
Lajmi i DitesPa Censurë
Bajram Rexhepi: Mora pjesë në ekspozitën e profesor Izet Zeqirit, ku arti dhe shkenca bashkohen për të ruajtur identitetin tonë
28 August 2025, 20:52
Bajram Rexhepi:
Është një ndjenjë e veçantë të jesh mes artistëve. Aq më tepër kur bëhet fjalë për profesor Izet Zeqirin, akademikun dhe ekonomistin që llogaritjet i ka kthyer në mozaikë dhe gurët e drurin në gjuhë shprehëse të artit.
Në çdo fragment të punimeve të tij sheh jo vetëm mjeshtërinë e dorës, por edhe filozofinë e qëndrueshmërisë dhe kujtesës që guri dhe druri përcjellin.
Kënaqësi e madhe që pata rastin të jem pjesë e ekspozitës së tij personale “Natyra në gurë”, një dëshmi e fortë se arti lidhet ngushtë me jetën dhe trashëgiminë tonë kulturore.
Profesor Izetit i uroj shëndet të mirë dhe shumë ekspozita të tjera frymëzuese!
https://www.facebook.com/share/p/1CDfUj7Rmm/