Gjatë një takimi me banorët e Lagjes Shkumbini, kandidati për kryetar të Komunës së Tetovës, Bajram Rexhepi, theksoi nevojën urgjente për ndryshim në menaxhimin komunal. Ai dëgjoi nga afër shqetësimet kryesore të banorëve, që përfshijnë mungesën e infrastrukturës, problemet me kanalizimet dhe uzurpimin e pronës publike.
“Janë po ato të njëjtat që na shqetësojnë të gjithëve: uzurpimi dhe tjetërsimi i pronës publike, mungesa e infrastrukturës, kanalizimit, dhe shumë probleme të tjera që përsëriten dhe i dëgjojmë në çdo lagje të Tetovës” – u shpreh Rexhepi.
Sipas tij, #PërTetovënERe nuk është vetëm një slogan, por një plan konkret, një mënyrë ndryshe e menaxhimit me komunën, që po e ndërtojmë bashkë me qytetarët, me zgjidhje praktike dhe afatgjata, për çdo lagje dhe për çdo familje.
Fushata e Rexhepit po zhvillohet në terren, me takime të drejtpërdrejta në lagje të ndryshme të Tetovës, ku fokusi është te dialogu dhe përfshirja e qytetarëve në vendimmarrje.