Drejtoria e Policisë Financiare, gjatë ditës së sotme nën udhëheqjen e prokurorit publik të lëndës, kreu një aksion në të cilin u kryen bastisje në disa lokacione në zonën e komunave Likovë, Kumanovë dhe Zhelinë, gjatë të cilit shtatë persona u privuan nga liria dhe u nxorën para gjykatësit për procedurë paraprake në Gjykatën Themelore Penale, ndërsa një person nuk është në dispozicion të organeve të përndjekjes.
Aksioni vjen pas një procedure të gjerë para-hetimore dyvjeçare nga Drejtoria e Policisë Financiare, e cila u zhvillua në kuadër të Prokurorisë Themelore Publike për ndjekjen penale të krimit të organizuar dhe korrupsionit.
“Bëhet fjalë për një hetim paraprak kompleks që përfshin disa persona juridikë dhe individë, ndërsa qëllimi është të zbulohet plotësisht një grup kriminal që ka vepruar për një periudhë më të gjatë kohore dhe ka pasur për qëllim kryerjen e veprave penale “Bashkim kriminal” sipas nenit 394 të Kodit Penal të Republikës së Maqedonisë, “fshehje tatimi” sipas nenit 279 të Kodit Penal të Republikës së Maqedonisë, “mashtrim tatimor” sipas nenit 279-a të Kodit Penal të Republikës së Maqedonisë dhe “Larje të parave dhe të ardhura të tjera nga veprat penale” sipas nenit 273 të Kodit Penal të Republikës së Maqedonisë, me qëllim që organizatorët dhe anëtarët e grupit të përfitojnë dobi të paligjshme pasurore në shumën mbi katërqind e tridhjetë milionë denarë, gjë që i ka shkaktuar dëme të mëdha buxhetit të shtetit”, kumtuan nga Drejtoria.
Me urdhër të një prokurori publik nga Prokuroria Themelore Publike për Ndjekjen e Krimit të Organizuar dhe Korrupsionit, thuhet në kumtesën, në aksionin me ndihmën e NJSA “Tigër”, shtatë persona u privuan nga liria dhe u sollën para gjyqtarit për një procedurë paraprake pranë Gjykatës Themelore Penale, ndërsa një person nuk është në dispozicion të organeve të përndjekjes.