Pas përfundimit të mbledhjes së kryesisë së BDI-së, Arbër Ademi ka konfirmuar lajmin portalit TS ku zyrtarisht mësohen emrat e katër kandidatëve për këto komuna:
Kërçovë – Fatmir Dehari
Likovë – Erkan Arfi
Çashkë – Suat Shaqiri
Studeniçan – Ejup Abazi

Ndërsa siç tha më tej Arbër Ademi nga BDI është vendosur që për katër komuna tjera si Bogovina, Dollneni, Pllasnica dhe qyteti i Shkupit do të vendoset mbledhjen e ardhshme.

Ademi gjithashtu u shpreh se për Bërvenicën është vendosur që të mbështesin kandidatin e pavrur Enver Pajzitin. /TS/