Ku mbeti premtimi i madh propagandues i koalicionit VLEN për 10.000€ për secilin qytetar të vendit? Pas një viti e gjysmë qeverisjeje, në prag të zgjedhjeve lokale, qytetarët nuk kanë parë asnjë cent nga ky zotim i bujshëm.
Në vend të rezultateve, çdo ditë shohim dëshmi përçarjesh të brendshme dhe akuza të ndërsjella për korrupsion mes drejtuesve të këtij koalicioni. Kjo tregon se premtimet nuk u bënë për qytetarët, por për interesa të ngushta politike dhe personale.
Bilanci i mashtrimeve të VLEN:
• Premtuan 2.500 punësime, qytetarët përfunduan me zero.
• Premtuan 10.000€ për çdo qytetar, qytetarët përfunduan me zero.
• Premtuan Akademi të Shkencave shqiptare, e sollën Dodikun.
• Premtuan bankë shqiptare, e sollën bankën serbe.
• Premtuan ndryshime kushtetuese dhe integrim europian, e sollën botën serbe.
• Premtuan programe kombëtare, e sollën MTEL-in serb.
VLEN-i është një mashtrim i madh politik që po i kushton shqiptarëve shtrenjtë: nga të qenurit krenarë, ballëlartë dhe në krye të shtetit, në të nënçmuar, të përbuzur dhe të përjashtuar.
Qytetarët meritojnë përfaqësim të denjë, të ndershëm dhe rezultate konkrete, jo mashtrime, manipulime, skandale dhe korrupsion.